Dimal Basha e Vlonjat Hasani, përveç që i takojnë partisë së njëjtë, nga sot e kanë edhe një të përbashkët.
Të dy këta anëtarë të Vetëvendosjes, morën poste me ndihmën e votave të Partisë Demokratike të Kosovës. I pari si kryetar i Kuvendit të Kosovës, kurse tjetri i Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës.
Veç bashkëpartiakëve, për pozitën e kreut të legjislativit komunal, Hasanin e votuan edhe kryetari i Degës së PDK-së, Rrahim Tërnava, dhe asamblistët Ermal Dumani e Aida Alimi.
Ndiqni kronikën për detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=npzQLKOtFAo
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.