Albin Kurti i Vetëvendosjes pasditen e sotme e kaloi në Vushtrri, ku shëtiti nëpër qytet bashkë me aktivistët e partisë së tij.
Gjatë ecjes nëpër shesh, disa të rinj u dëgjuan tek brohorisnin emrin e Hashim Thaçit.
Për ta tejkaluar këtë situatë, masa nisi ta thërret me të madhe emrin e liderit që i shkonin prapa.
Ecja vazhdoi deri në fund të sheshit, ku të gjithë u futën në një lokal të gastronomisë.
Kreu i VV-së në Vushtri, që pretendon ta marrë udhëheqjen e kësaj komune, bëri një rafal premtimesh. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=EXuEGQ31NwQ
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.