Puna zhvillohet në pikun e ditës, nën temperatura të larta. Kjo shënon kohën ideale për korrjeshirjen e grurit.
Ndërkaq ajo që korret nëpër arat kosovare ka veç një adresë.
“Ka më shumë se 10 vite që bashkëpunojmë me M&Sillosin, grurin gjithherë e dorëzoj te M&Sillosi, asnjëherë nuk kam pas problem as me pagesë as me asgjë”, tha bujku Malsor Sejdiu.
E të tjerë bujq kanë zënë vend para fabrikës në Xërxë të Rahovecit. Ata e prisnin radhën për ta dorëzuar drithin brenda hambarit më të madh në rajon. Deri të martën për rreth 10 ditë kur filloi deponimi i grurit, janë grumbulluar mbi 15.000 tonë, njofton Klan Kosova.
“Kryesisht janë nga rrafshi i Dukagjinit, tash ka fillu korrja edhe në pjesë tjera të Kosovës sidomos pjesa e Klinës dhe Malishevës, kështu që interesimi i bujqve është shumë i madh. Kjo duke marrë parasysh teknologjinë që e posedojmë dhe kualitetin që e japim në treg”, deklaroi Ramadan Deliu nga M&Sillosi.
Fabrika ka kapacitet pranues deri në 60.000 tonë duke e grumbulluar grurin nga ora 07:00 e mëngjesit e deri në 23:00 të mbrëmjes.
“Ne pos që ofrojmë kushtet e mira të grumbullimit, garantojmë kualitet të mirë të produkteve dhe fermeri mundet me marrë miell, në çfarëdo kohe brenda vitit. Si dhe fermerëve që e dorëzojnë këtu grurin ua paguajmë edhe transportin”, tha tutje ai.
Gjithë këtë proces e pa nga afër, të martën, edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
“U fascinova prej të dhënave që i pashë dhe prej planit që e kanë me shtrirje logjistike që do t’ua lehtësojnë shumë bujqve grumbullimin e grurit anembanë Kosovës. Është kënaqësi, sa herë që vij këtu ndjehem shumë mirë dhe shumë krenar për të arriturat e M&Sillosit”, deklaroi Rafuna.
Përpos në këtë pikë të M&Sillosit, bujqit mund ta dorëzojnë grurin e tyre edhe në vende të tjera grumbulluese, në çdo cep të Kosovës, siç është edhe një në Mleqan të Malishevës.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=JZaUZ-gKcCo
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.