Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka ndarë pesë çmime për fushën e letërsisë. Çmimi për Veprën Jetësore “Azem Shkreli” i takoi shkrimtarit Zejnullah Rrahmani.
Çmimi për prozë “Anton Pashku”, iu dha Veli Karahodës për romanin “Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit”, raporton Klan Kosova.
Ndërsa për veprën më të mirë për poezi “Ali Podrimja”, çmimin e mori Sabit Bajraktari për librin “NOAH”.
Për kritikë letrare dhe eseistike “Ibrahim Rugova” u laureua Haqif Mulliqi për veprën “Henrik Ibsen – fryma e parë e modernes”.
Ndërsa për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” iu nda Meliza Krasniqit për përkthimin e veprës “Arti i fiksionit” të David Lodge.
Ndërkohë, çmimi për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj”, me vendim të jurisë mbeti pa u ndarë. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/U0WFlN8cq0o
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.