Lajmet e fundit

Gjermani Toni Kroos ka zbuluar se çfarë e bëri të qajë në ndeshjen e tij lamtumirëse në “Santiago Bernabeu”.
34-vjeçari i cili zbuloi se do ta linte futbollin pas përfundimit të Kampionatit Evropian këtë verë, shpërtheu në lot kur u zëvendësua në fund dhe u përshëndet me vajzën e tij.
“U befasova kur pashë bijën time duke qarë të shtunën sepse ajo ishte më e lumtura kur u tregova që po pensionohesha”, ka thënë Kroosi.
“Me djalin tim ngjau ‘luftë’ kur kjo ndodhi, sepse ai nuk donte që ta lija futbollin”.