Një krokodil duket se ka vendosur që mëngjesin ta fillojë me një zhytje në një pishinë të një shtëpie në Florida.
Zëdhënësja e policisë në Monroe County, Becky Herrin, deklaroi se pronari i shtëpisë i kishte telefonuar rreth orës 7:30 në mëngjesin e së enjtes, për të raportuar rreth krokodilit në pishinën e tij.
Sipas fotografisë së shfaqur nga zyra e sherifit të policisë, shihet zvarraniku i madh duke lundruar me përtaci në fund të pishinës së cekët. Herrin deklaroi se kafsha ishte e gjatë rreth dy metra e gjysmë, transmeton Klan Kosova.
Ajo po ashtu tregoi se zyrtarët nga Florida Fish dhe Wildlife Conversation Commission në mënyrë të sigurt e kanë zhvendosur atë nga pishina, duke e rikthyer në “vendbanim".
Krokodili amerikan është cilësuar si specie e rrezikshme, i cili jeton në ujërat e njelmëta të Floridës së Jugut.
https://www.youtube.com/watch?v=zDgpoREcp2o
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.