Kroacia ka shënuar fitore minimale ndaj Panamasë.
Golin e vetëm e realizoi Ante Budimir, në minutin e 54-të.
Kështu kroatët i marrin tri pikët e para në këtë Kampionat Botëror.
Skuadra e drejtuar nga Zllatko Dalliq, renditet e treta në grupin L dhe kualifikimin duhet ta kërkojë në ndeshjen e tretë ku do të përballet me Ganën e cila barazoi në takim me Anglinë.
Ndërkohë Panama edhe zyrtarisht është eliminuar nga ky kampionat.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.