Kryeministri në detyrë, Albin Kurti refuzoi të premten, të flasë për dëshminë e ish diplomatit amerikan, James Rubin, në Gjykatën Speciale në Hagë
Për këtë nuk e foli asnjë fjalë as në mbledhje e qeverisë në detyrë. Por, një vartës i tij, Hekuran Murati, nuk pati si t’i ikë pyetjes për këtë temë, kur doli në konferencë për shtyp, e u pyet për zhvillimet e fundit në Hagë.
Në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së patën një koment interesant për këtë deklaratë të Muratit.
Megjithatë, kryetari Hysni Gucati tha se ky qëndrim është i vonuar e i thënë pa ndjenja.
Këta të fundit, sipas një bashkëluftëtari të tyre, nuk janë njerëz të rëndomtë.
Ali Ahmeti, që është kryetar i partisë BDI në Maqedoni, tha se dëshmia e Rubin dhe tjerëve pas tij, do ta nxjerrin të vërtetën e luftës së UCK-së në shesh.
Ahmeti bëri këtë koment teksa mori pjesë në vendosjen e shtatores së heroit Afrim Zhitia në fshatin e tij të lindjes, LLugë të Podujevës.
https://www.youtube.com/watch?v=VsYhh_COSMQ
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.