Bërja temë diskutimi në Bruksel, rregulloren e re të Bankës Qendrore po e sheh si prapakthim.
Ramush Haradinaj si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë po thotë se Kosova është në të drejtën e vetë dhe s'duhet të merret me tema të ricikluara duke cilësuar se Qeveria e Kosovës ka rënë në kurthin e vet për temën e dinarit.
Të enjten, një ditë para se Qeveria Kurti ta rrumbullakojë 3 vjetorin e mandatit, ish-kryeministri beson se ajo nuk do të kujtohet për asgjë të mirë. Qëndrim të ngjashëm ka edhe partneri i tij i koalicioni, lideri i Nisma-s Fatmir Limaj.
https://www.youtube.com/watch?v=FE6UnV-vOIA
Ai vlerësoi se po krijohet opinion i rrejshëm për shefin e qeverisë.
Të dy këta, vlerësuan se që nga 2021-ta, asgjë nuk ka ec në Kosovë dhe se shteti ka marrë vetëm goditje nga aleatët.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.