Futbollisti i kombëtares shqiptare, Kristijan Asllani, e ka realizuar sonte një gol të jashtëzakonshëm.
Asllani realizoi direkt nga korneri duke e ngritur epërsinë në 2:0 për Interin, në 1/16-tën e Kupës së Italisë kundër Udineses.
Golin e parë për "Nerazzurët" e shënoi Marko Arnautoviq, në minutën e 30-të.