Duke u paguar për të punuar si një krijues mund të jetë e vështirë.
Kështu piktorët të cilët bëjnë krijime artistike mund të përfundojnë duke i shitur ato jasht rrethit të tyre, e nga to të kalojë ditë të bukura me familjen apo edhe të festojnë përvjetorin e dashurisë së tyre.
Megjithatë krahas të gjithave, kopshti zoologjik ''Oakland'', ka bërë që kafshët që gjenden në të, të vërtetojnë që një ditë ju do të mund të i ndiqni ëndrrat tuaja.
Kështu kopshti në fjalë kohëve të fundit, ka lënë kafshët e tij të përbushin potencialin e tyre artistik duke krijuar një ankand online, për të shitur piktura të krijuara nga to.
Parat e fituara nga ky ankand do të shkojnë në drejtim të mbrojtjes së kafshëve, kështu që secili nga ju do të ndihet krenarë për të ndihmuar në mbrojtjen e kafshëve të mrekullueshme, e duke luftuar në mbështetje të punës së artistëve të cilët punuan pa u ndalur, përcjellë Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?t=1&v=dx_YtW7TA-g
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.