Shumë persona kanë probleme me gjumin dhe zgjimin e hershëm.
E këtij problemi si duket i’a ka gjetur zgjidhjen inxhinieri, Colin Furze i cili ka krijuar një shtrat me një mënyrë të veçantë të zgjimit.
Shpikja e tij madje është cilësuar si e shkëlqyer dhe e çmendur.
Shtrati që ka krijuar Furze njihet si “High Voltage Ejector Bed” (Shtrati me hedhje të energjisë së lartë)
Këtij shtrati nuk i duhen më shumë se 5 minuta për të ju hedhur nga shtrati në rast se nuk zgjoheni nën tingujt kumbues të këmbanave zhurmuese, transmeton Klan Kosova.
Shumica e këtij projekti është realizuar në garazhin e tij duke krijuar disa spirale që të hedhin larg nga shtrati.
Furze ka një kanal të tij në kanalin Youtube ku tregon shpeshherë për krijimet e tij shumë kreative dhe të veçanta, nga fansat e të cilit kanal ai edhe u inspiruar për këtë krijim.
https://www.youtube.com/watch?v=EVzn1pl4nlo
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.