Lajmet e fundit

Pas përjashtimit nga Kombëtarja e Kosovës e Edon Zhegrovës, Arjanet Muriq dhe Florent Muslijes, ka reaguar dhe kryetari i tifozëve “Dardanët”.
Sipas fjalëve që ai shkroi në një status në Facebook, Kosova është më e madhe se të gjithë ata, përcjell Klankosova.tv.
“Kosova është më e madhe se të gjithë ne”, ka shkruar Lulzim Berisha, kreu i “Dardanëve”.
Postimi ka ngjallur reagime të mëdha, duke kritikuar përzgjedhjen e FFK-së për largimin e tre futbollistëve.