Lajmet e fundit

Sonte ndeshen Milani dhe Napoli në kuadër të xhiros së radhës në Serie A.
Këtë superlojë mund ta përcillni direkt ne kanalin Sport 1 të platformës kryesore në vend, Art Motion, nga ora 20:45, nën komentimin e Andin Lokajt.
Kuq e Zinjtë kanë filluar të këndellen pas një starti të keq, ndërkaq napolitanët janë në krye të tabelës në super formë, duke numëruar shtatë fitore, një humbje dhe një barazim.
Në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Milani numëron tri fitore, ndërkaq Napoli asnjë, pra, respektivisht dy herë janë ndarë baras.