Lajmet e fundit

Kosta Rika ka shënuar fitore ndaj Paraguait me rezultat 2:1 në xhiron e tretë të grupeve në Copa America.
Francisco Calvo dhe Javier Alcocer shënuan dy gola të shpejtë për kostarikanët në minutat 3’ dhe 7’.
Golin e vetëm për Paraguain e shënoi Ramon Sosa në minutën e 55-të.
Pavarësisht fitores, Kosta Rika me katër pikë u rendit e treta në grupin D, dhe nuk i kaloi grupet.
Ndërkaq Paraguai me zero pikë në vendin e katërt po ashtu eliminohet nga gara.