Se shqiptarët janë kreativ në biznes, këtë po e dëshmon interneti. Në faqe të ndryshme në internet mund të gjesh gjëra edhe nga më përsonalet për shitje.
Së fundi, një qytetar i Prizrenit ka befasuar me shpalljen e tij. Ai ka vendosur t’i shesë dy fletët e mesit të fletorës se tij përsonale.
Në shpallje ka thënë se fletët “janë ndërkombëtare”.
“Shiten dy fleta t mesit . Jan t mira kur t metsh nzor . Pranon kimik , laps , stilograf , fllamaster etj (qe do te thote eshte nderkombetare) . Esht pak shtrenjt se me 10cent munesh me ble ni fletore ama skem qa bajm se kto jon per kur t metsh n zor . Flm per mirkuptim . Pres bleres serioz”, thuhet në shpallje./gazetafjala
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.