Futbollistja, Kosovare Asllani, ka shënuar gol kundër Serbisë.
Asllani ka realizuar në minutin e 19-të.
Aktualisht Suedia po fiton me rezultat 3:0 në ndeshjen e vlefshme për playoff.
Fituesi i këtij takimi shkon në Kampionatin Evropian vitin e ardhshëm.
Edhe ndeshjen e kaluar e cila u zhvillua në Leskovc, e kishte fituar kombëtarja suedeze me rezultat 0:2.