Një nga sektorët me rritjen më të madhe kohëve të fundit në Kosovë është ai teknologjisë informative.
Në vendin tonë shohim çdo ditë kompani me të rinj e të reja që po prodhojnë produkte inovative dhe digjitale, jo vetëm për tregun e Kosovës por edhe për atë ndërkombëtar.
Në anën tjetër, çdo ditë më shumë kompani të huaja janë të interesuar për fuqinë punëtore kosovare, si dhe për tregun e teknologjisë informative në Kosovë.
Për të biseduar rreth kësaj industri të re dhe në rritje në vendin tonë, e ftuar në Podcast Lifestyle me Gonxhen ishte Vjollca Çavolli, drejtoreshë në Shoqatën e Kompanive të Teknologjisë Informative në Kosovë.
Çavolli, theksoi rolin e rëndësishëm të teknologjisë së informacionit në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë e vendit, si dhe ndikimin në zhvillimin ekonominë e Kosovës.
Për më shumë, ndiqeni linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=YyXcCtpewWo
●●●
OSSHKRIMI NGA
Ora Shtatë
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.