11.06.2015 · përditësuar para 4047 dite1 min lexim
Nëse shkoni në Belgjikë dhe doni të shkruani mesazh ose të merreni me telefonin e mençur, atëherë e keni korsinë tuaj.
Një specialist lokal i teknologjisë dhe telefonave të mençur, ka ardhur në përfundim qe shumë njerëz shkruajnë mesazhe derisa ecin, dhe pastaj goditen me njëri tjetrin ose pësojnë aksidente të lehta, transmeton Klan Kosova.
Ai shtoi se në një mënyrë interesante ka ardhur deri te idea e këtyre korsive, duke ironizuar se me këtë korsi dëshiron që të mbrojë telefonat e mençur nga thyerjet ose plasaritjet.