Lajmet e fundit

Koreja e Veriut, është duke e krijuar një zonë të saj kohore ndryshe nga Japonia.
Ky veprim natyrisht që ishte ide nga lideri Kim Jong-Un, transmeton Klan Kosova.
Sipas Agjencisë së Lajmeve në Korenë Veriore (KCNA), kjo ndodh sepse koreanët veriorët dëshirojnë të distancohen nga “imperialistët e ligë japonez”.
Agjencia KCNA citoi zyrtarët të thoshin se, “vendimi reflekton besimin e palëkundur të shërbëtorëve të shtetit dhe njerëzve tek 70-vjetori i çlirimit të Koresë”.
Ka një shekull që Japonia, Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut janë drejtuar nga e njëjta zonë kohore, mirëpo tashmë Koreja e Veriut do të jetë 30 minuta pas.
Nga ana e saj, Korea e Jugut reagoi duke deklaruar se kjo lëvizje mund të shkaktojë probleme afatshkurtra në impiantin industrial Kaesong të Veriut, që menaxhohet bashkarisht nga dy Koretë.