Ndjekësit që keni në Instagram, ndonjëherë të ndjekin në secilin postim që bëni.
Madje, ka të tillë që mund të inspirohen e të kopjojnë çdo fotografi që ju bëni, transmeton Klan Kosova.
Kështu së paku ishte për çiftin e famshëm në Instagram, Jack Morris dhe Lauren Bullen të cilët së fundmi kanë zbuluar që në mesin e 2 milionë ndjekësve të tyre është një çift që po i ndjek ata kudo që shkojnë.
Ky çift që po “imiton” jetën e tyre bëjnë fotografi në të njëjtat vende si Jack dhe Lauren: madje ata kopjojnë edhe veshjet e tyre dhe përshkrimet poshtë fotografive.
Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë ku vihet re se si kanë kopjuar çdo fotografi të çiftit, këta dy persona.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.