Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku gjatë një conference për media njoftoi se më datën 21 qershor do të mbahet Konventa e Përgjithshme Zgjedhore e kësaj partie.
Ajo tha se nga kjo Konventë do të nis rruga e fitores e cila do të vazhdojë edhe më 12 tetor, në zgjedhjet lokale, sikur në të kaluarat.
Por as kësaj radhe, nuk ka dyshime se kush do të jetë lideri i partisë.
“Me krenari ju njoftojë se i vetmi kandidat për kryetar të PDK-së në këtë konventë, është kryetari aktual Memli Krasniqi”, tha Çitaku.
Duke u ndalur edhe te raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, ajo kritikoi ashpër qasjen e Qeverisë Kurti ndaj partnerëve strategjikë të vendit.
Detaje të mëtejshme rreth organizimit dhe agjendës së Konventës do të bëhen publike në ditët në vijim.
Për detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=K1FoJfDLgHE
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.