Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të martën në Beograd takoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Diplomati sllovak njoftoi se bisedoi, siç tha, për t’u përgatitur për takimin e kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, që mbahet të enjten, raporton Klan Kosova.
Pos ashtu sipas lajmërimit të Lajçakut, aty u diskutua ajo që e quan “rruga përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e ujdisë për rrugën drejt normalizimit".
Sipas zyrtarëve serbë, kjo rrugë kalon kah krijimi i Asociacionit. Petkoviq, që po ashtu takoi emisarin, tha se u delegua nga Vuçiqi të flasë para kamerave për takimet e kësaj të marte, dhe pritjet për ato që mbahen në Bruksel më 16 nëntor. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=tT1L7ZJ2LLA
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.