Pyetja direkte që ia bëri udhëheqësja e panelit, nuk i pëlqeu fare.
Në një diskutim në kuadër të Forumit "Globesec", që po mbahet në Pragë, presidenti i Serbisë, u pyet se a është gati Beogradi, ta njeh Kosovën, ashtu siç është shtet i pavarur.
Aleksandar Vuçiq, duke mos i dhënë përgjigje direkte, paraprakisht përmendi Rezolutën 1244 dhe në këtë kontekst topin e gjuajti te Sllovakia, Spanja, Greqia, Qipro e Rumania, pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë pranuar Republikën që u shpall më 17 shkurt 2008.
Në diskutimin "Ndërtimi i Partneriteteve të Qëndrueshme në Fqinjësi, qe folës edhe Miroslav Lajçak, që për pesë vite ishte emisar evropian për dialogun e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Këtë proces se zuri në gojë, diplomati sllovak, por thotë se shteti i tij e do krejt Ballkanin në BE.
Në procesin e anëtarësimit në union që për momentin ka 27 vende anëtare, Republika e Kosovës qëndron më së keqi krahasuar me vendet tjera.
Shteti më i ri i Evropës, ka aplikuar në dhjetor të 2022. Për të marrë statusin e vendit kandidat, por kjo kërkesë ka ngelur në sirtarët e Brukselit, pa u shqyrtuar kurrë deri tani. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=y-KLMghPeQE
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.