Ismaël Kone ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë Kampionatit Botëror, pasi një ndërhyrje nga Assim Madibo i Katarit i shkaktoi thyerje të këmbës, duke e detyruar të largohet nga fusha me barrelë në minutën e 57-të.
Gjatë ditës së sotme, faqja zyrtare e Kombëtares së Kanadasë publikoi një video ku mesfushori kanadez u prit si hero nga stafi dhe bashkëlojtarët e tij, pas lirimit nga spitali, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Kanadaja do të zhvillojë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Zvicrës, në një duel ku do të luftojë për vendin e parë në grup.