Makineritë s’ndalojnë së prodhuari.
Pos tyre, edhe gjithçka tjetër në M&Sillosi është gati për grurin nga krejt Kosova, që do të pranohet edhe këtë sezon të korrjeshirjeve, raporton Klan Kosova.
Hambari më i madh në rajon pritet të jetë edhe sivjet adresa kryesore e fermerëve.
Interesimi për ta sjellë grurin në fabrikën e ndodhur në Xerxë të Rahovecit, nuk mungon. Pritjet janë të mëdha.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, sipërfaqet me grurin që u mboll në vjeshtë e i cili korret tashti, janë rekorde për Kosovë.
Pos kësaj kulture, fermerët mund të dorëzojnë në M&Sillosi edhe drithëra tjera.
Në fabrikë thanë se i garantojnë fermerët dhe konsumatorët që produktet e tyre do të jenë me kualitet sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=nHifq1u1SV0
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.