Lajmet e fundit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp u ka kërkuar falje tifozëve për humbjen që pësoi ekipi i tij ndaj Evertonit në mbrëmjen e së mërkurës.
“Mund t’i kërkoj vetëm falje tifozëve”, u shpreh Klopp.
“Të gjithë ata që janë me ne e dinë se sa e vështirë është po ashtu, por për njerëzit e tjerë është veçanërisht e vështirë”.
“Duhej të kishim bërë më mirë, por nuk e bëmë, prandaj humbëm”.
Liverpooli pas kësaj humbje mbetet prapa në garën për titull pasi renditet në pozitën e dytë me 74 pikë, tre pikë larg Arsenali që është në pozitën e parë
City figuron i treti me 73 sosh, me dy ndeshje më pak të zhvilluara. Ata të enjten në mbrëmje do të ballafaqohen me Brightonin.