Lajmet e fundit

Liverpooli u shokua nga Atalanta në çerekfinale të Ligës së Evropës, pasi pësoi humbje me rezultat 3-0, në “Anfield”.
Pas ndeshjes është deklaruar trajneri i të Kuqve, Jurgen Klopp, i cili e pranoi se ishte një paraqitje e keqe e tyre ndaj ekipit italian.
“A mund të fitojmë në Bergamo? Po nëse luajmë mirë. A mund të fitojmë 3-0? Nuk e kam idenë”, u shpreh Klopp.
“Tani duhet të rikuperohemi. Ne duhet të ndihemi vërtet, por shumë keq. Është e rëndësishme. Ishte një paraqitje e keqe, kështu është”.
“Ishte një lojë vërtet e keqe, oh zot... Unë jam këtu vetëm duke i thënë urime Atalantës”.
Përndryshe, ndeshja e kthimit do të zhvillohet në javën e ardhshme në Bergamo, duke filluar nga ora 21:00./Klankosova.tv.