Jurgen Klopp ka kritikuar sulmuesin Deniz Undav pas eliminimit të Gjermanisë nga Paraguai, duke theksuar se lojtari duhet të tregojë më shumë iniciativë në fushë.
"Duhet t'i themi gjërat ashtu siç janë. Ai nuk merr shumë pasime, por kur është pranë topit duhet ta përdorë trupin, ta kërkojë topin. Edhe gjuha e trupit ka rëndësi", u shpreh Klopp.
Tekniku gjerman shtoi se një futbollist duhet t'u tregojë shokëve të skuadrës me lëvizje dhe kontakt vizual se e dëshiron topin.
"Nëse nuk ma tregon me sytë se e do topin, atëherë nuk do ta marrësh", përfundoi ai./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.