Shpejt. Saktë. Drejt.
Si lajmi për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, janë edhe afro gjysmë milioni lajme të tjera të publikuara në portalin KlanKosova.tv.
Ngjarjet e tilla me peshë historike janë jo pak të rralla që kalojnë duarve të gazetarëve të këtij departamenti, sikurse edhe të tjera të përditshme për afro nëntë vjet.
Klan Kosova u bë me portal modern më 3 maj të 2015-ës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, si nevojë e kërkesë e audiencës që lajmet të plasoheshin edhe përmes kësaj dritareje informimi.
https://www.youtube.com/watch?v=eoxkon2K3nU
Për këtë ka një mori rubrikash që u dedikohen të gjitha kategorive të lexuesve.
Këtu ku bëhet punë mbi 18 orë në ditë pa ndërprerje, shpesh janë hapur dyert edhe për gazetarë të rinj.
Aktualisht në portalin KlanKosova.tv punojne 14 gazetarë, përfshirë stafin redaktorial.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.