Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, i cili po qëndron në Kosove këto ditë, sot ishte mysafir në Klan Kosova.
Në teatrin e Klan Kosovës, lexuesit e shkrimtarit patën mundësinë të bashkëbisedojnë me të.
Kadare për një orë dialogoi me të pranishmit mbi jetën e tij, letërsinë, shqiptarët, digjitalizimin e shqetësimet që ka sot bota si terrorizmi, lufta në Siri etj.
Duke folur për jetën dhe veprën e tij, Kadare tha se që në fëmijëri ishte mendjemadh dhe besonte se një ditë do të arrijë majat.
Por, për shkrimtarin sa më i njohur të jesh aq më e vështirë bëhet sepse opinioni beson se ke përgjigje për çdo gjë.
Në fund të dialogut, letrari u nderua me çmimin “Hyjnesha në Fron”, të ndarë nga Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.