Xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë do të kumbojë në ceremoninë e faljes së Fiter Bajramit, namazi i të cilit falet në 06:41 minuta.
Por, transmetimi special do të nisë dy orë më herët nga ekipi i Klan Kosovës i përbërë prej më shumë se 20 njerëz të cilët kanë shkuar atje një ditë më herët.
Ceremonia nis me faljen e namazit të sabahut, i cili nuk falet menjëherë, por vetëm thirret ezani, ndërsa pas pak minutash pritje, do të falet farzi i namazit të sabahut, ndërsa më pas ceremonia do të pasojë me derse të hoxhollarëve.
Po ashtu, do të ketë edhe program artistik sic është këndimi i ilahive nga ilahisti Egzon Ibrahimi e do të ketë edhe ligjërata.
https://www.youtube.com/watch?v=L_gjbtxCUBU
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.