Gjumi i banorëve të Kumanovës u prish ende pa zbardhur dita, kur forcat maqedonase të policisë nisën një aksion në këtë komunë.
U tha se forcat e shtetit u përballën me një grup të njerëzve të armatosur.
Por, zyrtarisht askush nuk e konfirmoi nëse pati të vrarë, e as nuk u publikua numri i të lënduarve.
I kontaktuar nga Klan Kosova, Artan Grubi, Këshilltar i Ali Ahmetit, kryetar i BDI-së, tha se deri më tani nuk kanë marrë konfirmim zyrtar lidhur me numrin e viktimave apo të të lënduarve. Ai pohoi se kryesia e BDI-së ka mbajtur mbledhje urgjente lidhur me situatën në vend.
Edhe ndërkombëtarët kërkuan që të shmanget eskalimi i situatës në vend.
Kjo është storia e zgjeruar e Klan Kosovës për ngjarjet e sotme, realizuar nga gazetari Kreshnik Mustafa.
klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=1oVFAU95ctQ
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.