Modelja Mariana Mendes, 24 vjeçare, nga Brazili po i demanton kritikët pavarësisht se i është thënë se shenja e zezë në fytyrën e saj është e shëmtuar dhe e çuditshme.
Ajo beson se shenja e saj nga lindja e bën ‘unike’ dhe se ka mësuar që ta dojë, pasi që e ndihmon të veçohet nga të gjithë të tjerë, shkruan gazeta britanike Metro, transmeton Klan Kosova.
Në moshën pesë vjeçare ajo iu neënshtrua tre trajtimeve me laser për ta reduktuar pamjen e kësaj shenje, pasi që nëna e saj frikësohej se e ija e saj do të binte pre e ngacmimeve.
Por ne vend se të jetë e turpëruar, Mariana përqafoi dallimin e saj dhe e ka shfaqur këtë në disa fotografi modelimi.
“Unë kurrë nuk do të turpërohem nga shenja e lindjes dhe ndjehem mirë që e kam”, tha Mendes.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.