Një grua nga Tenesi e ShBA-së, e cila nuk i ka prerë flokët në pjesën e pasme të kokës që nga viti 1990, fitoi Rekordin Botëror Guinness për flokët më të gjatë.
Tami Manis fitoi versionin femëror të rekordit të gjatësisë kur pjesa e flokëve të saj "party in the back" u matur në 1.5 metra e 20 centimetra të gjatë.
Manis tha se i mban të shkurtra pjesën e përparme dhe anësore të flokëve, por nuk i ka prerë në pjesën e pasme që nga 9 shkurti vitit 1990. Ajo shtoi se i rriti flokët kur ishte e re, frymëzuar nga një vajzë në videon "Voices Carry" dhe menjëherë u pendua që e ndërpreu më 1989.
“Gjëja më e çuditshme që më duket është se njerëzit më kujtojnë vite më parë”, tha Manis. “Kam pasur njerëz që më njohin nga 20 vjet më parë, sepse kam mbajtur të njëjtin model flokësh”.
Ajo tha se procesi i aplikimit në Guinness ishte i gjatë, por ia vlejti kur një certifikatë u shfaq në shtëpinë e saj.
“Kur e hapa, mendova, ‘Kjo është e mahnitshme’”, tha ajo. "E konfirmova atë me zotërinë nga Rekordet Botërore Guinness dhe më pas konfirmova se jam në të vërtetë në edicionin e rekordeve botërore Guinness të vitit 2024 për barbushin më të gjatë dhe kjo është shumë e mahnitshme!", u shpreh Manis.
https://www.youtube.com/watch?v=rIdSsrJLbac
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.