Keni parë pishina nga më të bukurat, të hoteleve dhe resorteve më të mrekullueshme në botë. Mirëpo, a e keni ditur se ku ndodhet pishina më e madhe në glob?
Pishina më e madhe e botës, ndodhet në Kili të Amerikës Jugore. Madhësia e saj është e barabartë me 9 fusha futbolli.
Kjo pishinë mbushet me ujë të pastër nga Oqeani Pacifik dhe në disa vende thellësia arrin deri në 35 metra.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.