Një paradë me mbi 250 elefantë në provincën e Surinit, ka hyrë në librin e rekordeve “Asia Book of Records”, për paradën më të madhe të elefantëve dhe të servilit të ushqimit për Tajlandë dhe Azi, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Ky ngjarje, po ashtu e njohur si “Mbledhja e Elefantëve të Surinit”, është mbajtur në këtë provincë për çdo vjet që nga 1955-ta, ku rreth 200 elefantë për çdo vit mblidheshin në atë vend.
Mirëpo, deri më tani nuk është shënuar ndonjë numër më i madh elefantësh në Surin, se sa këtë vit.
Libri i rekordeve “Asia Book of Records” është një platformë rekordesh për aziatikët, në të cilin ata mund të regjistrohen për aftësi e arritje të ndryshme. Është krijuar nga një grup rekord-mbajtësish nga Azia dhe s’ka të bëjë me Librin e Rekordeve Guiness.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.