Qeveria kineze po vazhdon që në mënyrë të paligjshme të ua largojë organet mijëra të burgosurve të pafajshëm.
Ekspertët vlerësojnë se ndërmjet 60 e 100 mijë organeve të transplantuara në vit shumica zemra, mëlçi dhe organe të tjera janë organe të cilat janë marrë nga të burgosurit.
Ky raport tregon se që prej vitit 2000 disa kirurgë madje kanë kryer rreth gjashtë transplantime të mëlçisë në ditë.
Të gjeturat janë shtesë e librit të vitit 2009 të quajtur “Bloody Harvest” dhe i librit të vitit 2014 të quajtur “The Slaughter”.
Kjo mënyrë e transplantimit të organeve është kritikuar shumë dhe qeveria kineze ka disa dekada që mundohet ta luftojë.
Zyrtarët e qeverisë në Kinë kanë thënë se rreth 10 mijë transplantime të organeve në gjithë vendin për një vit por ata refuzojnë ta pranojnë qe ekziston ende një praktikë e tillë nëpër burgje.
“Dua të them se histori të tilla në lidhje me organet e transplantuara në burgje janë imagjinare dhe të pabaza”, ka thënë zëdhënësja e Ministrit të Jashtëm kinez, Hua Chunyin.
Në vitin 2014, Kina ka njoftuar se do të ndalojë marrjen e organeve nga të burgosurit dhe e gjithë kjo do të bëhej vetëm në baza vullnetare.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.