E shtuna e 23 dhjetorit u dedikua si ditë për bamirësi nga KFOR-i italian, në Kosovë.
40 mijë euro, është shuma që u nda për Klinikën e Pediatrisë, të cilat do të shfrytëzohen për trajtimin e fëmijëve, njofton Klan Kosova.
Tejet i lumtur për ndihmën u shpreh i pari i karabinierëve italianë, Ruggerio Capodivento që tha se “së shpejti do të sjellim doktorë kirurgë të cilët nuk i posedon ky spital”.
Ndihmën e mirëpritën edhe stafi i këtij reparti të cilët u shprehën falënderues duke deklaruar se ky donacion do t'ua lehtësojë goxha shumë punën atyre. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=4wXFTnR3ge0
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.