Lajmet e fundit

Klubi i futbollit Rilindja e ka suspenduar portierin e tyre Armend Ruxhin.
Drejtuesit e klubit dyshojnë se Ruxhi është i përfshirë në trukimin e ndeshjes kundër Drenicës.
E këto akuza në drejtim të gardianit, i sqaroi sot Etnik Berisha.
Berisha tha në Klan Kosova se këto akuza erdhën bazuar në video-inçizimet e siguruara pas ndeshjes.
"Në takim me gjithë lojtarët, pjesë e ekipës është sigurisht edhe portieri Ruxhi, pasi e analizuam ndeshjen, fillimisht vendosëm për një ndalesë prej 50 për qind të pagës, për shkak të atyre gabimeve, se nuk i patëm akoma të gjitha inçizimet dhe për çudi portieri Ruxhi në prezencën e të gjithë lojtarëve aty, asnjë kundërshtim nuk e bëri", tha Berisha.
"E dënova me 50 për qind të pagës dhe asnjë kundërshtim se ka bërë, vetë tha "Okay"", shtoi ai njofton Klankosova.tv