Sipas shkencëtarëve, pirja e duhanit mund të shkaktojë sëmundje të kancerit dhe probleme me zemrën.
Kur pini duhan, trupi juaj mbushet me nikotinë dhe për shkak të varësisë ndaj saj me vështirësi mund të hiqni dorë nga ky ves. Por ka disa ushqime të cilat ju ndihmojnë që ta keni më të lehtë lënien e duhanit.
Ato janë:
Qumështi
Sa herë që dëshironi të ndizni një cigare, pini një gotë qumësht. Qumështi është një ndër ushqimet kryesore që ndihmon në lënien e pirjes së duhanit.
Kripa
Pak kripë mund t’ju ndihmojë të frenoni dëshirën për të pirë duhan. Kripa ka veti antidepresive që mbush boshllëkun e lënë pas kur hiqni dorë nga duhani.
Ushqimet me vitaminë C
Pirja e duhanit largon vitaminën C nga trupi juaj dhe shkakton mungesë të kësaj vitamine. Ushqimet që përmbajnë vitaminë C, si lakra jeshile, limoni, frutat mund t’ju ndihmojnë të hiqni dorë nga pirja e duhanit.
Kosi
Kosi është një ndër ushqimet më të mira që frenon dëshirën tuaj për të pirë duhan. Jo vetëm që është i shëndetshëm, por krijon shije të tmerrshme nëse pas ngrënies së kosit pini duhan.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.