Lajmet e fundit

Të gjithëve ju ka ndodhur të teshtini pasi keni nuhatur piper të zi. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, kjo ndodh sepse piperi i zi ka në përmbajtjen e tij piperinë, një ndër aleatët më të mirë për të rënë nga pesha.
Sipas një studimi të Sejong University, piperina parandalon formimin e kolesterolit të keq, ndihmon trupin të përthithë sa më mirë ushqimet dhe t’i tresë ato me lëhtësi, shkrin dhjamin rreth belit dhe ijeve, si dhe parandalon oksidimin e enëve të gjakut.
Niseni mëngjesin me këtë pije: 200 ml ujë i vakët, 1 lugë çaji piper i zi dhe 1 limon i shtrydhur. Do të vini re ndryshime të menjëhershme që javën e dytë.
Kanella
Kanella ju jep një shije fantastike ëmbëlsirave dhe biskotave, ju jep jetë edhe luleve, si dhe ju ndihmon të bini nga pesha.
Kanella është e pasur me hekur, kalcium, fibra dhe mangan. Këto minerale ndihmojnë në parandalimin e kolesterolit të keq, nxisin sistemin tretës, ju japin ndjesinë e ngopjes dhe djegin kaloritë.
Mjekët dietologë këshillojnë të pini çdo mëngjes ujë të ngrohtë me pak kanellë dhe mjaltë pasi nxit metabolizmin të punojë më shpejt.