Lajmet e fundit

Selektori i Kombëtares së Kosovës U19, Adil Maliqi, e ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese për Evropianin 2025.
Sipas njoftimit, ky turnament kualifikues i është besuar për organizim Federatës së Futbollit të Kosovës nga UEFA.
Kosova është pjesë e Grupit 10 me Spanjën, Austrinë dhe Ishujt Faroe, teksa ndeshjen e parë do ta luaj më 13 nëntor, të dytën me 16 nëntor dhe të tretën më 19 nëntor.