11.06.2015 · përditësuar para 4047 dite1 min lexim
Një kështjellë gjigante e ndërtuar nga Cassilly në vitin 1997 në Missouri ka nisur të rindërtohet dhe të bëhet edhe më e madhe.
Cassilly ka ndërruar jetë por disa djem e vajza kanë vazhduar ëndrrën e tij, transmeton Klan Kosova.
Kjo kështjellë është konceptuar si një qendër fitnesi në xhungël, dhe është ndërtuar nga mbeturinat dhe objekte të tjera që janë larguar nga përdorimi.
Kështjella është aq e madhe sa brenda përfshin një akuarium, një bar, një restorant, disa shpella të improvizuara dhe shumë gjëra të tjera.
Madje ata që e kanë vizituar, thanë se duhet disa ditë kohë që të eksplorohet krejt hapësira.