Një burrë nga Maryland i ShBA-së tha se një urtësi e dhënë atij nga gjyshja, e çoi në fitimin e çmimit prej 50 mijë dollarësh në lotari.
Burri nga Baltimore u tha zyrtarëve të lotarisë se strategjia e tij e biletave gërvishtëse bazohet në këshillat që gjyshja i dha disa vite më parë.
“Gjyshja më tha se jo të gjithë mund të kenë fat çdo ditë”, tha ai.
Ai shtoi se e vë në veprim këshillën e saj duke blerë dy bileta gërvishtëse kur ndjen dëshirën për të luajtur lotarinë dhe nëse asnjëra nga biletat nuk është fituese, ai nuk do të blejë më atë ditë. Megjithatë, nëse njëra është fituese, ai do të vazhdojë të blejë.
Burri përdori teknikën e tij në Tregun EZ Quick Food në Mountain Road në Pasadena, ku një biletë gërvishtëse Mega Money i dha atij çmimin 50,000 dollarë.
Ai theksoi se këshillat e gjyshes së tij i kanë fituar më shumë se 150,000 dollarë gjatë viteve.
“Kam fituar dy herë më parë, por hera e fundit ishte shumë kohë më parë”, tha ai. "Nuk isha i sigurt se do të ndodhte më".
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.