29.09.2015 · përditësuar para 3936 dite1 min lexim
Në një fshat në Kinën Jugore, është gjetur kërmilli më i vogël në botë.
Ky kërmill është aq i vogël sa që 10 të tillë mund të futen në vrimën e gjilpërës, transmeton Klan Kosova.
Hulumtuesit besojnë që ky kërmill me madhësi 0.86 mm është kërmilli më i vogël që është gjetur ndonjëherë.
Barna Pall-Gergely, bashkëautor me një prej shkencëtarëve të Universitetit Shinshu në Japoni është shprehur që është shumë i lumtur që ka gjetur “një kërmill kaq të vockël”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.