Një grua është arrestuar në Francë, pasi që kishte kërkuar nga policia t’i jap një vlerësim për kokainën që kishte me vete, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka hyrë qëllimisht në stacionin policor. Ajo ka vendosur tre qese me kokainë mbi tavolinë dhe ka kërkuar nga policët që të japin vlerësimin nëse ishte drogë e “klasës së parë”.
Sipas saj, arsyeja pse kërkoi këtë gjë ishte që askush të mos pësonte overdozë nga drogat e saj.
Gruaja në fjale është arrestuar menjëherë dhe njihej si përdoruese e drogës në të kaluarën.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.