Kupa besojnë se është mbushur.
Ndaj Lidhja Demokratike e Kosovës, si zgjidhje e sheh dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.
Me propozimin për sigurimin e librave nxënësve në formë rimbursimi, sipas LDK-së ajo ka vulosur paaftësinë për të udhëhequr këtë dikaster.
Por, për opozitarët nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, s’është i mjaftueshëm veç largimi i Nagavcit, njofton Klan Kosova.
Ata kërkojnë rrëzimin e Qeverisë, duke përmendur edhe çëshjen e rezervave shtetërore.
Për të kritikuar propozimin për tekstet shkollore, Partia Demokratike, mblodhi krejt drejtorët komunalë të saj të arsimit.
PDK pret pasoja nga ky veprim i ministrisë.
https://www.youtube.com/watch?v=gesSbo1WbP0
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.