Një postim nga një adoleshent në Twitter përmes së cilit ka kërkuar nga zinxhiri i ushqimit të shpejtë në SHBA “Wendy”, që t’i ofrojnë rezerva të kofshëve të pulës për një vit, është shndërruar në postimin më të komentuar ndonjëherë.
Kërkesa e Carter Wilkerson theu rekordin e postimit të Ellen DeGeneres, kur ai arriti 3,490,249 retweet ditën e martë.
Nga “Wendy” kanë deklaruar që nuk prisnin që ky postim të bënte kaq bujë të madhe, ndërsa kjo kompani ka dhuruar 100,000 dollarë për bamirësi në emër të tij.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.