Kur premtimet shteruan, mësynë rrugët ligjore.
Pensionistët kosovarë po synojnë që përmes Avokatit të Popullit të arrijnë deri tek rritja e pensionit bazik që në Kosovë tash e disa vjet është 100 euro.
Nga ombudspersoni këta po duan të respektohet neni 13 e 14 I Ligjit për Skemat Pensionale te Financuara nga Shteti.
Kërkesat e tyre sa ligjore sipas Lidhjes së Pensionistëve janë edhe meritore. Për rritjen e të ardhurave mujore këta kanë mbështetjen edhe të Shemsedin Dreshajt nga AAK.
Pa ndihmën nga jashtë, mosha e shtyer, thotë se me 100 euro nuk mund t`ia dalin. Edhe arsyetimeve që s`ka buxhet për ta, më nuk po iu besojnë.
Ngritja e fundit e pensioneve ishte bërë derisa kryeministër ishte Hashim Thaçi./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=DP8xXYx5Qik
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.